OKB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë, përfshirë 13 fëmijë

Bota

OKB: 136 civilë të vrarë në Ukrainë, përfshirë 13 fëmijë

Më: 1 mars 2022 Në ora: 11:55
Foto ilustrim

Kombet e Bashkuara kanë konfirmuar se 136 civilë janë vrarë në Ukrainë gjatë gjashtë ditëve të luftës, duke përfshirë 13 fëmijë.

400 civilë të tjerë janë plagosur pasi trupat ruse lëshojnë raketa në zonat e banuara. Këtu përfshihen edhe 26 fëmijë të tjerë, shkruan SkyNews.

Liz Throssell, zëdhënëse e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, tha se shumica e këtyre viktimave ishin rezultat i “armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi”.

Ajo shtoi: “Këto janë vetëm viktimat që ne mundëm t’i kontrollonim dhe numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat