Banka Botërore përgatit tre miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Bota

Banka Botërore përgatit tre miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Më: 2 mars 2022 Në ora: 06:28
Foto ilustrim

Grupi i Bankës Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar po përgatisin mbështetje financiare për Ukrainën.

Në një deklaratë të përbashkët, drejtuesit e dy agjencive thanë se ishin të shqetësuar nga efektet e mundshme të përhapjes së pushtimit rus.

Ata përmendën rritjen e çmimeve të mallrave, ndërprerjet në tregjet financiare dhe rrezikun e nxitjes së mëtejshme të inflacionit global.

Banka Botërore tha se do të premtonte tre miliardë dollarë në muajt e ardhshëm, duke përfshirë të paktën 350 milionë dollarë në javën e ardhshme.

FMN-ja ndërkohë tha se do të shqyrtojë me shpejtësi kërkesën e Ukrainës për financim emergjent. Ajo gjithashtu shpreson të vërë në dispozicion 2.2 miliardë dollarë fonde deri në qershor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat