Fjalimi vjetor i Presidentit të SHBA Joe Biden për gjendjen e Bashkimit është parë si një mesazh për Kongresin që përcakton agjendën e tij.
Por në hijen e luftës në Ukrainë, presidenti kaloi 15 minutat e para në sfidën e tij më të madhe të politikës së jashtme deri më sot. Dhe komentet e tij mbi pushtimin u përshtatën për katër audienca të ndryshme, Vladimir Putin, aleatët e BE-së, ukrainasit dhe populli amerikan, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.
Momenti më emocionues erdhi në fillim të fjalimit të tij, kur zoti Biden falënderoi ambasadoren e Ukrainës në SHB, Oksana Markarova, e cila ishte ulur në ballkon pranë Jill Biden dhe të ftuar të tjerë të shquar.
“Faleminderit, faleminderit, faleminderit”, tha ai.
Por për Vladmir Putin, mesazhi i Bidenit ishte i prerë, presidenti rus kishte “llogaritur keq” dhe dhimbja ekonomike e kombit të tij sapo kishte filluar.
Dhe ai shtoi se SHBA do të luftonin për "çdo pëllëmbë" të territorit të NATO-s nëse rusët do të zgjeronin sulmin e tyre./BOTASOT