OKB pret që edhe 10 milionë refugjatë t’i ikin luftës në Ukrainë

Bota

OKB pret që edhe 10 milionë refugjatë t’i ikin luftës në Ukrainë

Më: 3 mars 2022 Në ora: 22:30
Rreth 1 milion banorë të Ukrainës tashmë janë larguar nga ky shtet

Kombet e Bashkuara kanë thënë se presin që luftës në Ukrainë t’i ikin edhe 10 milionë refugjatë tjerë.

Prej tyre, rreth 4 milionë mund të largohen në shtetet fqinje, ka thënë OKB në Nju Jork, duke përsëritur se këto janë vetëm parashikime.

Rreth 1 milion banorë të Ukrainës tashmë janë larguar nga ky shtet, ka thënë Komisionari i Lartë i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi.

Të dhënat tregojnë se 575,000 refugjatë ukrainas kanë hyrë në Poloni, derisa Gjermania ka regjistruar rreth 5,000 refugjatë deri më tani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat