​OKB do të zgjerojë operacionet humanitare për ukrainasit

Bota

​OKB do të zgjerojë operacionet humanitare për ukrainasit

Më: 5 mars 2022 Në ora: 21:44
Foto ilustrim

Kombet e Bashkuara janë të përkushtuara të përshkallëzojnë operacionet e saj humanitare për të ndihmuar si ukrainasit që kanë qëndruar në vend ashtu edhe miliona që kanë ikur, deklaroi sekretari i përgjithshëm Antonio Guterres.

Ai ia përcolli premtimin ministrit të Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në një telefonatë sot, me zëdhënësin e OKB-së, Stephane Dujarric, duke thënë se të dy diskutuan gjithashtu kushtet për evakuimin e sigurt të civilëve nga zonat e luftimit.

OKB vlerëson se 12 milionë njerëz që kanë qëndruar në Ukrainë dhe 4 milionë që kanë ikur në vendet fqinje, do të kenë nevojë për ndihmë humanitare në muajt e ardhshëm, transmeton Sky News.

Lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat