Kryeministri australian Scott Morrison i ka kërkuar Kinës që të ndërhyjë duke dënuar pushtimin rus të Ukrainës, transmeton Bota sot.
Kina deri më tani ka ofruar një përgjigje të vakët, duke bërë thirrje për një zgjidhje të krizës përmes negociatave, por duke refuzuar ta quajë sulmin një "pushtim".
Morrison tha: "Kina ka pretenduar prej kohësh të ketë një rol si një nga fuqitë kryesore në botë dhe të jetë një kontribues për paqen dhe stabilitetin global.
Asnjë vend nuk do të ketë një ndikim më të madh në përfundimin e kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë sesa Kina.
Australia shpesh është përplasur me partnerin e saj më të madh të eksportit për një sërë çështjesh.
“Po dëgjoja zërin e qeverisë kineze kur bëhej fjalë për të dënuar veprimet e Rusisë dhe pati një heshtje rrëqethëse”, tha Morrison.