SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe zotohen të rrisin kostot për Rusinë

Bota

SHBA, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe zotohen të rrisin kostot për Rusinë

Nga: M.H. Më: 7 mars 2022 Në ora: 20:34
Joe Biden

Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë pohuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar rritjen e kostove ndaj Rusisë për pushtimin e saj "të paprovokuar dhe të pajustifikuar" të Ukrainës, thotë Shtëpia e Bardhë.

Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson folën në një video-telefonatë të hënën.

Udhëheqësit "theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën", tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Kujtojmë që e gjith bota është në përkrahje të Ukrainës./BOTASOT

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat