A ka fuqi Kina ta bind Putinin që ta anulojë pushtimin e Ukrainës?

Bota

A ka fuqi Kina ta bind Putinin që ta anulojë pushtimin e Ukrainës?

Nga: A.M. Më: 8 mars 2022 Në ora: 00:41
Wang Yi

Ka dy pyetje në lidhje me Kinën dhe luftën mes Ukrainës dhe Rusisë.

A ka fuqi të mjaftueshme për të bindur presidentin rus Vladimir Putin të anulojë pushtimin?

Dhe, më e rëndësishmja, sa dëshiron Pekini të përdorë qëndrimin e tij me Rusinë për të ndalur luftën?

Çdo vit në kryeqytetin kinez, ministri i jashtëm mban një konferencë shtypi në margjinat e Kongresit Popullor Kombëtar.

Sot, Wang Yi u pyet nëse Kina ishte e zhgënjyer me sjelljen e Rusisë dhe nëse pozita e saj ndërkombëtare ishte zvogëluar nga refuzimi i Pekinit për të përshkruar atë që po ndodh në Ukrainë si një "pushtim", shkruan BBC, transmeton "Bota sot".

Ministri i Jashtëm nuk u përgjigj në lidhje me fjalën "pushtim", por tha se qeveria e tij ishte "e gatshme nëse do të duhej, së bashku me komunitetin ndërkombëtar, të ishin pjesë e një procesi ndërmjetësimi" për zgjidhjen e krizës.

Disa analistë thonë se Pekini po e përdor këtë konflikt për të arritur avantazhin gjeopolitik, derisa ata tregojnë edhe skenarin për shpëtimin ekonomik që po i ofron tani Rusisë për të mbajtur Putinin në këmbë, ndërsa fajëson SHBA-në për luftën.

I pyetur për sanksionet nga një reporter rus, Wang tha se Kina dhe Rusia kundërshtuan së bashku "përpjekjet për të ringjallur një mentalitet të luftës së ftohtë".

Që qeveria kineze të jetë pjesë e çdo zgjidhjeje për luftën e Ukrainës, do të duhet gjithashtu të jetë një zgjidhje e miratuar nga Kremlini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat