Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss do të zhvillojë sot bisedime në ShBA me Sekretarin e Shtetit të Antony Blinken dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, si dhe anëtarë të Kongresit.
“Mbretëria e Bashkuar, ShBA dhe aleatët tanë kanë treguar forcë dhe unitet të jashtëzakonshëm në mbështetjen e Ukrainës dhe vendosjen e sanksioneve të ashpra ndaj Rusisë. Ne duhet ta ruajmë atë unitet dhe të bëjmë më shumë për të siguruar dështimin e Putinit në Ukrainë”, tha ajo në një deklaratë përpara udhëtimit të saj.
“Kriza e Ukrainës është një thirrje zgjimi për demokracitë e lira”.
Tema e diskutimeve të saj do të jetë “çfarë më shumë mund të bëjnë Mbretëria e Bashkuar dhe ShBA për të mbështetur Ukrainën në çështjet e sigurisë, inteligjencës dhe humanitare”, tha zyra e saj.