Një studim nga instituti i hulumtimeve BCA ka vlerësuar se ka 10% mundësi që një luftë bërthamore t'i japë fund njerëzimit gjatë 12 muajve të ardhshëm, nëse Vladimir Putin vendosë që nëse ai vet nuk ka të ardhme, askush tjetër nuk duhet të ketë, shkruan John James, për mediumin anglez, dailystar.co.uk, përcjell Bota Sot.
Ndërsa pushtimi i përgjakshëm i Ukrainës nga Rusia vazhdon, frika për një Luftë të Tretë Botërore bërthamore ka vazhduar të rritet, e nxitur nga mendësia e çrregullt e presidentit rus Vladimir Putin.
Presidenti rus ka paralajmëruar më parë për pasojat të papara më parë në historinë tonë për shtetet që ndihmojnë Ukrainën dhe me thashethemet që qarkullojnë rreth shëndetit të tij është e paqartë se sa i paqëndrueshëm mund të bëhet ai.
Dhe sipas Peter Berezin, një hulumtues në institutin BCA, shanset e armagedonit bërthamor nuk duken të mira.
Në një memo paksa surreale, financuesi shqyrtoi gjasat e një lufte bërthamore në një letër të titulluar: "Rreziku në rritje i një apokalipsi bërthamor".
Në memorandum thuhej se Vladimir Putin tani ishte angazhuar për një ndryshim regjimi në Kiev dhe se çdo gjë tjetër do të shihej si humbje.
Ai më pas vazhdon duke deklaruar se me çdo gjë të marrë në konsideratë, tani ekziston një shans i pakëndshëm prej 10% që lufta bërthamore t'i japë fund qytetërimit gjatë 12 muajve të ardhshme.
Berezin përfundoi: "Pavarësisht rrezikut të luftës bërthamore, ka kuptim të qëndrojmë konstruktiv për stoqet gjatë 12 muajve të ardhshëm".