SHBA e ka quajtur "propagandë absurde", pretendimin e përshkruar nga Rusia se po zhvillohen armë biologjike në Ukrainë.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, zëdhënësja e Kremlinit Maria Zakharova, u tha: "Mund të konkludojmë se në laboratorët ukrainas afër kufijve tanë, po zhvillohen komponentët e armëve biologjike".
“U urdhërua asgjësimi urgjent i këtyre materialeve për të mos zbuluar materialet dhe programet që po bëheshin aty”.
Sipas saj, aty përfshiheshin patogjenë vdekjeprurës duke përfshirë murtajën dhe antraksin.
Moska i bëri thirrje Uashingtonit të shpjegojë "laboratorët ukrainas të armëve biologjike".
Igor Konashenkov, zëdhënësi kryesor i Ministrisë së Mbrojtjes Ruse, tha: “Është e qartë se në vazhdën e operacionit special ushtarak, Pentagoni filloi të kishte shqetësime serioze për eksperimentet sekrete biologjike të zbuluara në territorin ukrainas".
"Dokumentet e zbuluara konfirmojnë se komponentët për armët kimike u zhvilluan në laboratorët biologjikë ukrainas në afërsi të Rusisë", shtoi ai.
Megjithatë, një zyrtar amerikan e hodhi poshtë pretendimin si "propagandë absurde" dhe akuzoi Rusinë se kërkon pretekste retroaktive për luftën./Botasot