Amerika i kundërpërgjigjet ashpër Rusisë, vendos sistem raketor në këtë shtet të Evropës

Bota

Amerika i kundërpërgjigjet ashpër Rusisë, vendos sistem raketor në këtë shtet të Evropës

Nga: A.M Më: 10 mars 2022 Në ora: 13:26
Foto nga takimi

Zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, ka thënë se sistemet raketore amerikane janë vendosur në Poloni, duke shtuar se ato janë të përgatitura për të mbrojtur "çdo centimetër" të territorit të NATO-s.

Ajo po fliste në Varshavë pas takimit me presidentin polak Andrzej Duda, shkruan Sky Neës, përcjell “Bota sot”.

Zonja Harris shtoi se SHBA do të japë 50 milionë dollarë të tjera ndihmë humanitare për Ukrainën.

Dorëzimi i raketave patriot në Poloni vjen menjëherë pasi Rusia u kërkoi vendeve të BE-së dhe NATO-s të ndalojnë armatosjen e rajonit me ndihmë mbrojtëse, pasi ajo përbën një kërcënim për avionët civilë.

Raketat Patriot janë raketa tokë-ajër të përdorura nga forcat e armatosura të SHBA-së për të shënjestruar predha armike.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat