Biden: SHBA do të revokojë marrëdhëniet e përhershme normale tregtare me Rusinë

Bota

Biden: SHBA do të revokojë marrëdhëniet e përhershme normale tregtare me Rusinë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 16:45
Biden

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, gjatë një konference shtypi ka njoftuar “veprime për të vazhduar ta mbajnë Rusinë përgjegjëse” për agresionin e saj në Ukrainë.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, ai tha se SHBA do të revokojë statusin e “marrëdhënieve normale të përhershme tregtare” të Rusisë për të ndëshkuar Moskën.

Biden ka bërë të ditur se më vonë sot, së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s, G7, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimin Evropian, “do të shpallin së bashku disa hapa të rinj për të shtrënguar masat ndaj Putinit dhe për të mbajtur edhe më të përgjegjshëm për agresionin e tij kundër Ukrainës”.

Biden shtoi se para së gjithash, çdo komb do të ndërmarrë hapa për t’i mohuar Rusisë statusin e kombit më të favorizuar.

Më pas, udhëheqësi amerikan tha se G7 do të rrisë presionin dhe do të zbatojë sanksione ndaj më shumë oligarkëve rusë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat