Biden flet me Zelenskyn, ja për çka e paralajmërojnë Rusinë

Bota

Biden flet me Zelenskyn, ja për çka e paralajmërojnë Rusinë

Më: 11 mars 2022 Në ora: 17:19
Volodymy Zelensky dhe Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë të ditur se këtë të premte ka biseduar me homologun e tij ukrainas, Volodymy Zelensky.

Biden tha se i ka thënë Zelenskyt që ShBA-të qëndrojnë me popullin e Ukrainës, teksa ata po luftojnë me guxim për ta mbrojtur vendin e tyre.

Presidenti më i fuqishëm në glob, paralajmëroi sanksione të reja ndaj presidentit Putin dhe Rusisë.

“Më vonë së bashku me aleatët e tjerë të NATO-s dhe G7, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, si dhe Bashkimi Evropian, do t’i shpallim së bashku disa hapa të rinj për ta mbajtur atë edhe më përgjegjës për agresionin e tij kundër Ukrainës”, tha Biden, shkruan CNN.

Në lidhje me bisedën, Zelensky tha se i ka dhënë Bidenit një vlerësim të situatës, teksa e informoi atë për krimet e Rusisë kundër popullsisë civile.

“Ne ramë dakord për hapat e mëtejshëm për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës dhe për të rritur sanksionet kundër Rusia”, ka shkruar Zelensky në llogarinë e tij në Twtitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat