Ambasada amerikane në Kiev u bëri thirrje edhe një herë qytetarëve amerikanë që të largohen nga Ukraina, pasi, siç tha, sulmet e vazhdueshme ruse e kanë bërë situatën e sigurisë “të dhunshme dhe të paparashikueshme”.
Në një postim në Twitter, ambasada paralajmëroi qytetarët e mbetur amerikanë në Ukrainë që t’i “mendojnë me kujdes” rrugët dhe rreziqet e udhëtimit, pasi, sipas saj, rrugët mund të jenë të mbushura me njerëz dhe të ekspozuara ndaj operacioneve luftarake.
Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë në janar se nuk ka të dhëna të sakta të numrit të përgjithshëm të amerikanëve në Ukrainë.
Përveç personelit të mbetur të Qeverisë amerikane.