Një zëdhënës i ambasadës së Kinës në Uashington DC ka mohuar se Rusia ka kontaktuar qeverinë e tij për të kërkuar ndihmë ushtarake, raporton Fox News, përcjell Bota sot.
"Unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë," tha zëdhënësi Liu Pengyu.
"Situata aktuale në Ukrainë është me të vërtetë shqetësuese", shtoi Pengyu.
“Prioriteti kryesor tani është parandalimi i përshkallëzimit të situatës së tensionuar apo edhe dalja jashtë kontrollit”.