Në kohën kur në Ukrainë po vazhdon lufta, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin po dështon në planin e tij, media britanike, The Sun, ka risjellur momentin kur udhëheqësi rus, u kap duke këputur një laps gjatë bisedimeve të paqes në Bjellorusi në vitin 2015, që ishte hera e fundit që Rusia ndërmori operacione ushtarake në Ukrainë - duke rezultuar në aneksimin e Krimesë.
“Udhëheqësi rus Vladimir Putin duket se ka këputur një laps në dy pjesë gjatë bisedimeve të paqes midis vendit të tij, Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës në vitin 2015, duke zbuluar tërbimin e tij të zjarrtë, pohuan komentuesit. Udhëheqësit e secilit komb arritën një marrëveshje armëpushimi në shkurt të atij viti, pas 17 orësh bisedimesh në Minsk, Bjellorusi, mbi konfliktin e fundit ukrainas me Rusinë, ku Krimea u aneksua”, shkruan The Sun, përcjellë “Bota sot”.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/14/auto_1_Screenshot-2022-03-14-1613041647282967.jpg)
Më pas, presidenti francez François Hollande tha se marrëveshja mbulonte të gjitha çështjet e diskutueshme, duke përfshirë kontrollin e kufijve, decentralizimin dhe rifillimin e marrëdhënieve ekonomike, por duhet të ketë pasur ndikimin e vet tek Putin, pasi ai u fotografua me lapsin e tij të këputur.
Komentuesit thanë se kjo, së bashku me venat e dukshme në ballin e tij, ishin shenja "ankthi" ose zemërimi pasi Rusia u detyrua të tërhiqej nga Perëndimi.
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/14/auto_0_puzag1647282998.jpg)
Anders Ostlund, nga Qendra për Analiza të Politikave Evropiane, shkroi në Twitter në atë kohë: "Ankth? Putin thyen lapsin në bisedimet e #Minsk."
"Po dhe damarët në ballë!", u përgjigj një përdorues tjetër.
Një person i tretë tha: "Teatri. Kaq keq, kaq i zemëruar. Nuk mund të bëjmë asgjë."
![Image](/media/botasot.info/images/2022/March/14/auto_1_Screenshot-2022-03-14-1613191647283027.jpg)
Një person tjetër tha se veprimi ishte një "ekspozitë A e një kompleksi klasik Napoleoni"./ Bota sot