Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se do të sigurohet që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër pushtuesit rus.
Biden tha se do të dërgojnë para, ushqim e ndihma në Ukrainë.
“Ne do të sigurohemi që Ukraina të ketë armë për t’u mbrojtur kundër forcës pushtuese ruse.
Ne do të dërgojmë para, ushqim dhe ndihmë për të shpëtuar jetët e ukrainasve. Ne do t’i mirëpresim refugjatët ukrainas krahëhapur“.