Këtë pasdite, Rusia ka vendosur sanksione ndaj presidentit amerikan Joe Biden dhe sekretarit amerikan të shtetit Anthony Blinken.
Është e paqartë se sa ndikim do të kenë sanksionet ruse ndaj secilit prej tyre dhe masat ka të ngjarë të jenë kryesisht simbolike në praktikë, shkruan Sky News, transmeton "Bota sot".
Shumica e ekspertëve sugjerojnë se Vladimir Putin është i prirur ta portretizojë luftën për një audiencë të brendshme si Rusia që i reziston agresionit nga Perëndimi, veçanërisht nga SHBA-ja.
Prandaj, thuhet se vendimet për sanksione ka të ngjarë të jenë pjesë e asaj narrative.