Ani pse kryeqyteti i Ukrainës, Kievi po bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse, kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë kanë vizituar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenski.
Pamjet e takimit që është zhvilluar në Kiev në mes bombave e plumbave, i ka publikuar vet Zelenski në faqen e tij në facebook.
“Kreu i qeverisë polake Mateush Moravetsky, zëvendëskryeministri Yaroslav Kachinsky, kryeministri i Republikës Çeke Peter Fiala dhe kryeministri i Sllovenisë Yanez Yansha. Vizita juaj në Kiev në këtë kohë të vështirë për Ukrainën është një dëshmi e fuqishme e mbështetjes. Ne e vlerësojmë vërtet këtë”, ka shkruar presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, përcjellë “Bota sot”.
Kujtojmë se Fiala, Moravetsky dhe Jansha udhëtuan me tren deri në Kiev, qytet i cili është duke u bombarduar nga forcat ruse që nga 24 shkurti, dita kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës.