Biden: Agresioni i Putinit kundër Ukrainës ka bashkuar njerëzit në të gjithë Amerikën

Bota

Biden: Agresioni i Putinit kundër Ukrainës ka bashkuar njerëzit në të gjithë Amerikën

Nga: I. M. Më: 16 mars 2022 Në ora: 15:58
Presidenti amerikan Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden vlerëson se pushtimi i Ukrainës nga Rusia e ka unifikuar Amerikën, dhe ka bashkuar po ashtu edhe dy partitë më të mëdha amerikane.

“Projektligji i financimit dypartiak të qeverisë përfshin 13.6 miliardë dollarë për të trajtuar pushtimin rus të Ukrainës dhe ndikimin në vendet përreth.

Agresioni i Putinit kundër Ukrainës ka bashkuar njerëzit në të gjithë Amerikën, ka bashkuar dy partitë tona në Kongres dhe ka bashkuar botën liridashëse< shkroi para pak minutash me një cicërimë në tviter, presidenti amerikan Joe Biden.

Presidenti ukrainas Zelenski sot, pat rastin e madh, që në një komunikim të drejtpërdrejtë me Senatin amerikan, t’u kërkojë ndihmë dhe mbështetje, për gjithçka Ukraina ka nevojë, dhe që t’ia bëjë të qartë botës, se Ukraina po lufton me një superfuqi, të cilën ia ka dalur ta frenojë në përpjekjet e saj pushtuese për 21 ditë, por që për ta ndalur përfundimisht dhe për ta mundur ushtrinë ruse, i duhet mbështetje më e madhe në armatim dhe në përkrahje të çdollojshme për luftë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat