Televizioni shtetëror rus ka transmetuar një emision, ku jepen detaje mbi pushtimin e shteteve baltike, derisa NATO forcon aleatët e Evropës Lindore me mijëra trupa të tjera.
Një ish-oficer i lartë paraqiti një skenar rrëqethës për ushtrinë e Putinit që të pushtonte vendet e NATO-s Letoninë, Lituaninë dhe Estoninë, si dhe të kapte një pjesë të Suedisë neutrale, shkruan The Sun, përcjellë “Bota sot”.
Mijëra trupa të NATO-s kanë marrë pjesë në stërvitje pranë kufirit rus dhe po hartohen plane për një prani të madhe të përhershme në Evropën Lindore.
Pasi fituan pavarësinë e tyre kur u shemb Bashkimi Sovjetik, të tre shtetet baltike iu bashkuan NATO-s dhe vazhdojnë të kenë frikë se Vladimir Putin ka plane për destabilizimin dhe pushtimin, siç ka bërë në Ukrainë.
Pikërisht një skenar i tillë u përshkrua në kanalin televiziv shtetëror rus Rusia 1 nga koloneli Igor Korotchenko, dikur anëtar i Shtabit të Përgjithshëm dhe i Forcave Ajrore Ruse, tani aktualisht një oficer rezervë.
Eksperti pro Kremlinit, Korotchenko tha: “Kështu mund të duket skenari për pushtimin e vendeve baltike”.
Duke përdorur harta në anglisht me vendosjen e trupave të NATO-s, ai përshkruan me detaje të liga skenarin e pushtimit.
"Në fillim “u shkaktohet një goditje masive radio-elektronike ruse” pasi "të gjithë radarët e NATO-s verbohen dhe nuk shohin asgjë”.
Duke vizatuar në hartë gjithnjë e më shumë vija të kuqe, ai më pas i drejtohet mënyrës se si Rusia do t'i mposhtë armiqtë e saj.
“Në këtë kohë, në ishullin suedez Gotland, zbarkojnë avionët ushtarakë rusë, duke ofruar sisteme raketore anti-ajrore S-400 dhe sisteme kundër anijeve bregdetare Bastion”, tha ai.
“Ata janë vendosur - dhe tani për tani askush nuk di apo sheh asgjë. Perëndimi pyet veten: 'Pse ne nuk shohim asgjë? Çfarë ndodhi me radarët tanë?”, shton Korotchenko.
Suedia ka qenë tradicionalisht neutrale, por frika se Rusia mund të përpiqet të rrëmbejë ishullin e rëndësishëm strategjik të Gotland, e ka bërë atë të forcojë forcat e saj të armatosura.
Korotchenko vazhdon të shpjegojë se rusët do të largoheshin nga enklava e Kaliningradit drejt korridorit Suëalki për të bllokuar hyrjen e përforcimeve nga Polonia.
“Perëndimi i habitur dhe NATO-ja do ta dinë se Rusia shpall një zonë ndalim-fluturimi prej 400 km,” tha ai, ndërsa prezantuesi i programit tund me kokë si miratim.
Më pas ai shpjegon se "i gjithë deti Baltik" do të ishte më pas nën shënjestrën e forcave ruse.
Korotchenko vazhdoi se “ato pak trupa të forcave speciale të Kanadasë, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe SHBA-së, në Balltik do të “rrethohen” nga një forcë ajrore ruse dhe më pas “do të dorëzojnë armët”.
Siç shkruan The Sun dhe DailyMail, skenari përfundon me qeveritë e reja të shteteve baltike që zotohen për besnikëri ndaj Moskës, ndërsa Suedia bie dakord për neutralitetin e përhershëm dhe një qira 99 për Gotland.
Programi doli në televizionin rus në fund të vitit të kaluar, por u postua nga këshilltari i qeverisë ukrainase Anton Gerashchenko.