Kombet e Bashkuara njoftuan të premten se së bashku me partnerët e saj në Ukrainë përfunduan dërgimin e karvanit të parë të ndihmave humanitare për qytetin e Sumy, i cili ndodhet në verilindje të vendit.
"130 tonë të ndihmës thelbësore përfshijnë furnizime mjekësore, ujë në shishe, ushqime të gatshme dhe ushqime të konservuara që do të ndihmojnë drejtpërdrejt rreth 35,000 njerëz.
Përveç këtyre artikujve, kolona solli pajisje për riparimin e sistemeve të ujit për të ndihmuar 50,000 njerëz”.
Kështu tha në një deklaratë të premten Koordinatori i Krizave në OKB-së për Ukrainën Amin Awad.