Ish-presidentët amerikanë Bush dhe Clinton solidarizohen me popullin e Ukrainës

Bota

Ish-presidentët amerikanë Bush dhe Clinton solidarizohen me popullin e Ukrainës

Nga: A.M Më: 19 mars 2022 Në ora: 00:09
George W. Bush dhe Bill Clinton

Ish-presidentët e SHBA-së George W. Bush dhe Bill Clinton vizituan një kishë ukrainase në Çikago për të "slidarizuar me popullin e Ukrainës".

Të dy presidentët postuan një video të vizitës së tyre në Kishën Katolike ukrainase të Shën Volodimir dhe Olha, ku secili mbante buqeta me luledielli të verdhë të ndezur, lulen kombëtare të Ukrainës, përcjell "Bota sot".

“Amerika qëndron e bashkuar me popullin e Ukrainës në luftën e tyre për liri dhe kundër shtypjes”, shkroi Clinton në Twitter.

"Amerika qëndron në solidaritet me popullin e Ukrainës ndërsa ata luftojnë për lirinë dhe të ardhmen e tyre," thuhej në postimin në Twitter tē Qendrës Presidenciale George W. Bush.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat