Kombet e Bashkuara nxjerrin numrin e civilëve të vrarë në Ukrainë

Bota

Kombet e Bashkuara nxjerrin numrin e civilëve të vrarë në Ukrainë

Më: 20 mars 2022 Në ora: 15:20
Kiev, 14 mars 2022.

Të paktën 902 civilë janë vrarë dhe 1,459 të tjerë janë plagosur në Ukrainë deri në mesnatën e 19 marsit, tha Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Shumica e viktimave janë shkaktuar nga armët shpërthyese, të tilla si artileria e rëndë, sistemet e hedhjes së raketave të shumëfishta, sulmeve me raketa dhe sulmeve ajrore tha Zyra për të Drejtat e Njeriut (OHCHR).

Sipas OHCHR-së, numri real i viktmave konsiderohet të jetë më i lartë.

Por ekipi i kësaj agjencie, që gjendet në Ukrainë, ende nuk ka arritur të marrë informacione apo të konfirmojë rastet e vrasjeve në disa qytete që janë goditur më rëndë, përfshirë edhe në Mariupol, tha agjencia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat