A do të shkojë Biden për vizitë në Ukrainë? Flasin nga Shtëpia e Bardhë

Bota

A do të shkojë Biden për vizitë në Ukrainë? Flasin nga Shtëpia e Bardhë

Nga: A.M. Më: 20 mars 2022 Në ora: 16:39
Presidenti amerikan, Joe Biden

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se nuk ka Presidenti amerikan, Joe Biden "nuk ka plane" të udhëtojë në Ukrainë gjatë kësaj jave.

“Udhëtimi do të përqendrohet në vazhdimin e tubimeve të shteteve botërore në mbështetje të popullit ukrainas dhe kundër pushtimit të Ukrainës nga presidenti Putin, por nuk ka plane për të udhëtuar në Ukrainë”, tha ajo në një postim në Twitter, transmeton "Bota sot".

Në emisionin "State of the Union" të CNN-it, ambasadorja e SHBA-së në OKB Linda Thomas-Greenfield hodhi dyshime të mëdha mbi mundësinë që presidenti Joe Biden të vizitojë Ukrainën këtë javë kur të shkojë në Evropë, duke thënë se "me sa di unë, nuk është në tavolinë".

Petro Poroshenko, ish-presidenti i Ukrainës, i tha të shtunën Jim Acosta të CNN se një vizitë e Bidenit në Ukrainë do të ishte një "simbol i solidaritetit tonë".

Ai vazhdoi duke thënë se Biden ishte një “mik shumë i mirë i imi dhe një mik shumë i mirë i Ukrainës”, duke shtuar se një vizitë e presidentit amerikan do të ishte “një hap jashtëzakonisht i drejtë për të demonstruar se e gjithë bota është së bashku me ne kundër Rusisë. "

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat