Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar gjashtë sulme të tjera në objektet e kujdesit shëndetësor në Ukrainë të dielën.
Në Twitter, OBSH tha se tani ka pasur 52 sulme të verifikuara ndaj kujdesit shëndetësor në 25 ditët e fundit që kur Rusia pushtoi Ukrainën, shkruan CNN, përcjell “Bota sot”.
“Kjo është e papranueshme”, shkruhej në Twitter.
"Kujdesi shëndetësor duhet të mbrohet gjithmonë."