Stoltenberg: Bjellorusia ende po mundëson pushtimin rus të Ukrainës

Bota

Stoltenberg: Bjellorusia ende po mundëson pushtimin rus të Ukrainës

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:21
Jens Stoltenberg

Bjellorusia ka qenë "bashkëpunëtore" në pushtimin rus të Ukrainës edhe para fillimit të tij.

Sipas tij, ajo ka lejuar që territori i saj të përdoret për grumbullimin e trupave dhe ajo vazhdon të mundësojë pushtimin.

Kështu tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 23 mars.

Ai tha në një konferencë shtypi në prag të një samiti të NATO-s në Bruksel se Bjellorusia ka lejuar gjithashtu që fushat e saj ajrore ushtarake të përdoren nga forcat ruse për të nisur sulmet ndaj qyteteve dhe civilëve ukrainas.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat