Pjesa e parë e ndihmës amerikane prej 800 milionë dollarësh mbërriti në Ukrainë

Bota

Pjesa e parë e ndihmës amerikane prej 800 milionë dollarësh mbërriti në Ukrainë

Më: 23 mars 2022 Në ora: 15:57
Joe Biden

Pjesa e parë e paketës amerikane prej 800 milionë dollarësh të ndihmës ushtarake iu dorëzua Ukrainës, konfirmoi sot një zyrtar i paidentifikuar në Uashington për rrjetin televiziv amerikan CNN.

Javën e kaluar, presidenti Joe Biden njoftoi dërgimin e një kësti të ri të ndihmës ushtarake për Ukrainën, pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dërgoi një apel për ndihmë në Kongresin amerikan.

Sipas zyrtarit amerikan të cilit i referohet CNN, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të dërgojnë pjesën tjetër të ndihmës ushtarake sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh se ajo përmban 800 sisteme kundërajrore Stinger dhe 100 dronë për mbrojtjen e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara pothuajse kanë përfunduar dorëzimin e paketës së mëparshme të ndihmës prej 200 milionë dollarësh, të cilën Biden e shpalli më 12 mars, duke përfshirë të gjitha sistemet Stinger dhe pjesën më të madhe të raketave antitank Javelin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat