Dërgesa e parë me armë për Ukrainën, që është premtuar nga ligjvënësit amerikanë në paketën e fundit të ndihmës së miratuar në SHBA, do të arrijë në Ukrainë në ditën e ardhshme apo pas dy ditësh, tha një zyrtar amerikan i mbrojtjes për agjencinë Reuters.
Ky zyrtar nuk pranoi të tregojë se çfarë lloj armësh do të përfshihen në këtë dërgesë.
Por, ai shtoi se armë që veçse përdoren nga trupat ukrainase, do të jenë prioritet për t’u dërguar në këtë shtet.
“Ne tashmë po grumbullojmë stoqet në SHBA dhe po përgatitemi t’i dërgojmë atje”, tha ky zyrtar.