Kina ishte i vetmi vend që iu bashkua Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke votuar për një projekt-rezolutë ruse që shpall një krizë humanitare në Ukrainë, shkruan Fox News, përcjell 'Bota sot".
Rusia dhe Kina ishin dy vendet e vetme që votuan në favor të përpjekjes së udhëhequr nga Rusia, me 13 vendet e tjera që abstenuan nga votimi.
Projekt-rezoluta u përball me kritika sepse nuk përmendi përfshirjen e Rusisë në situatën humanitare në Ukrainë.
Sot, më 24 mars është bërë një muaj prej kur presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur pushtimin e Ukrainës.
Megjithatë, ai vendimin e tij e quan “operacion special ushtarak”.