Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg sapo ka folur përpara samitit të sotëm.
Ai thotë se aleatët kanë ofruar mbështetje për Ukrainën për të ndihmuar "të drejtën e saj themelore për mbrojtje", por përsëri nënvizon se detyra kryesore e aleancës ushtarake është mbrojtja e anëtarëve të NATO-s, shkruan BBC, përcjell "Bota sot".
Për shkak se Ukraina nuk është anëtare, aleanca nuk po dërgon trupa në vend, megjithëse po rrit praninë e saj ushtarake në vendet fqinje të NATO-s.
Stoltenberg thotë se udhëheqësit e NATO-s do të flasin sot për një "rivendosje për parandalimin dhe mbrojtjen tonë në një afat më të gjatë".
"Hapi i parë është krijimi i katër grupeve të reja beteje në pjesën lindore të aleancës, në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki," thotë ai.