Liderët e NATO-s sot janë pajtuar që Jens Stoltenbergut t’ia zgjasin mandatin si Sekretar i Përgjithshëm edhe për një vit, në kohën kur aleanca ushtarake perëndimore vazhdon t’i përgjigjet pushtimit rus të Ukrainës.
Duke e konfirmuar këtë vendim në një postim në Twitter, Stoltenberg tha se Perëndimi po përballet “me krizën më të madhe të sigurisë në një brez të tërë”.
“Ne qëndrojmë të bashkuar për ta mbajtur aleancën tonë të fortë dhe njerëzit tanë të sigurt”, ka shkruar ai.
Jens Stoltenberg ka mbajtur postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s që nga tetori i vitit 2014.
Honoured by the decision of #NATO Heads of State and Government to extend my term as Secretary General until 30 September 2023. As we face the biggest security crisis in a generation, we stand united to keep our Alliance strong and our people safe. https://t.co/06YkRkmX8J
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) March 24, 2022