Janë publikuar deklarata nga ministria e mbrojtjes e Rusisë, e cila e përshkruan vendimin e vendeve perëndimore për t'i dhënë armë Ukrainës si "një gabim të madh", sepse do të zgjaste konfliktin, raporton SkyNews, përcjell Bota sot.
Ministria tha gjithashtu se "operacioni special" - siç Kremlini ka preferuar ta quajë pushtimin - do të vazhdojë derisa të arrijë objektivat e vendosura nga Vladimir Putin.
Ai gjithashtu dha shifrat e tij të fundit zyrtare për numrin e ushtarëve rusë të vrarë deri më tani në muajin e parë të luftës.
Ai tha se një total prej 1,351 kishin vdekur në luftime deri më sot - dukshëm më pak se 7,000-15,000 të sugjeruar nga NATO dje.