Më herët këtë pasdite, Presidenti amerikan Joe Biden, e quajti presidentin rus Vladimir Putin, "kasap".
Deklaratën Bideni e bëri në disa komente të shkurtra për shtypin.
Tani, Kremlini i është kundërpërgjigjur atyre komenteve, raporton BBC, përcjell Bota sot.
Kremlini ka thënë se këto komente "kufizojnë më tej mundësitë për përmirësimin e marrëdhënieve", sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tass./Botasot