Një person i armatosur që ishte në motoçikletë ka hapur zjarr mbi turmën në Tel Aviv të Izraelit – duke vrarë të paktën katër persona – që po konsiderohet si e shtëna e dytë masive gjatë kësaj jave.
Megjithatë, pasi intervenimit të policisë izraelite, sulmuesi është vrarë, e rrethanat e ngjarjes akoma mbeten të paqarta.
Sipas policisë izraelite, të shtënat kanë ndodhur në dy lokacione – pasi ato i kishte realizuar me ndihmën e motoçikletës, duke lëvizur shpejtë nga njëri lokacion në tjetrin.
Sipas raportit preliminar të policisë, sulmuesi ishte i armatosur me pushkë automatike me të cilën hapi zjarr mbi kalimtarët e rastit – por pas intervenimit të policisë edhe ai është vrarë.
“Sulmuesi ka vra katër persona në Bnei Brak të Tel Avivit”, thuhet në kumtesën e policisë izraelite