Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, njoftoi se do të drejtonte një mision në termocentralin bërthamor të Çernobilit.
“Sa më shpejt të jetë e mundur, unë do të drejtoj një mision të ndihmës dhe mbështetjes nga IAEA në termocentralin bërthamor të Çernobilit.
Do të jetë misioni i parë, në një varg misionesh të tilla të sigurisë bërthamore në Ukrainë”, ka thënë Grossi.
Njoftimin ai e bëri në Twitter.