Oligarkët rusë tentojnë t’i shmangen sanksioneve të SHBA-së

Bota

Oligarkët rusë tentojnë t’i shmangen sanksioneve të SHBA-së

Nga: A.M Më: 1 prill 2022 Në ora: 23:16
Foto ilustrim

Departamenti Amerikan i Drejtësisë pretendon se ka gjetur prova ndaj oligarkëve rusë që përpiqeshin të shmangnin sanksionet e vendosura ndaj tyre pas pushtimit të Ukrainës.

Andrew Adams, i cili drejton task-forcën e re të departamentit "KleptoCapture", i tha agjencisë së lajmeve Reuters se niveli i bashkëpunimit ndërkombëtar në hetimet ndaj oligarkëve arriti "kulmin e të gjitha kohërave" në mars, përcjell "Bota sot".

Ai tha: "Ka përpjekje - disa prej tyre të raportuara publikisht - për të lëvizur, për shembull, prona të luajtshme në formën e jahteve, aeroplanëve... në juridiksione ku, mendohet se njerëzit kanë perceptimin se do të ishte më e vështirë për të hetuar".

Qëllimi i task-forcës është të vërë nën tendosje financat e oligarkëve rusë në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj Presidentit Vladimir Putin që të ndalojë sulmin e tij disajavor ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat