Ukraina ka hyrë në javën e gjashtë të luftimeve me Rusinë, teksa duket se sulmet nga ana e kundërshtarit janë të pamëshirshme dhe kanë shkaktuar qindra viktima civilë.
Bëhet me dije për mediat e huaja se një zyrtar i mbrojtjes amerikane ka thënë se rreth dy të tretat e trupave ruse të pozicionuara zyrtarisht rreth Kievit po zhvendosen drejt Bjellorusisë.
Nga ana e saj SHBA beson se trupat po furnizohen dhe ndoshta përforcohen me fuqi shtesë përpara se të kthehen në Ukrainë për të vazhduar luftimin.
Zyrtari në fjalën e tij tha gjithashtu se trupat me shumë gjasa do të zhvendosen në pjesën lindore të vendit në rajonin e Donbasit, por ato ende mund të ndryshojnë diskursin.
“Kjo nuk do të thotë se Kievi nuk është nën kërcënim,” shtoi zyrtari, shkruan Skynews.
Inteligjenca tha gjithashtu se “shumica dërrmuese” e më shumë se 125 Grupeve Taktike të Batalioneve Ruse (BTG) janë ende në Ukrainë.
Duke folur mbi raportet e fundit të mizorive në Bucha, zyrtari tha se pretendimet ishin “qartësisht shqetësuese”.