Imazhet e tmerrshme në Bucha, deklarohet për herë të parë sekretari i OKB-së

Bota

Imazhet e tmerrshme në Bucha, deklarohet për herë të parë sekretari i OKB-së

Nga: A.ZH Më: 5 prill 2022 Në ora: 16:40
Antonio Guterres

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka nisur fjalimin para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në lidhje me Ukrainën.

Ai ka thënë se lufta në Ukrainë, është një nga sfidat më të mëdha për rendin ndërkombëtar

"Lufta në Ukrainë është një nga sfidat më të mëdha ndonjëherë për rendin ndërkombëtar dhe arkitekturën e paqes globale të bazuar në Kartën e Kombeve të Bashkuara për shkak të natyrës, intensitetit dhe pasojave të saj”, tha Guterres, raporton Sky News, përcjell Bota sot.

"Kemi të bëjmë me një pushtim të plotë në disa fronte. Një shtet anëtar i Kombeve të Bashkuara, Ukraina nga një tjetër, Federata Ruse, një anëtar i përhershëm i Këshillit të Sigurimit në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe me disa qëllime, duke përfshirë rihartimin e kufijve të njohur ndërkombëtarë ndërmjet dy vendeve.

"Lufta ka çuar në humbje të pakuptimta jetësh, shkatërrime masive në qendrat urbane dhe shkatërrim të infrastrukturës civile”, theksoi Guterres.

Dhe në referencën e tij të parë për mizoritë e dyshuara që nxitën takimin, ai thotë: "Nuk do t'i harroj kurrë imazhet e tmerrshme të civilëve të vrarë në Bucha dhe menjëherë kërkova një hetim të pavarur për të garantuar përgjegjësi efektive."/Botasot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat