Pas sugjerimit të presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, që Rusia të përjashtohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, Mark Stone i Sky News, shpjegon pse një lëvizje e tillë nuk është e mundur në strukturën e tij ekzistuese.
"Zelenksy aludoi për faktin se Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit", tha ai, përcjell Bota sot.
"Dhe mekanika e dhomës do të thotë se ajo nuk është në gjendje të bëjë asgjë, derisa Rusia është një anëtare e përhershme."
“Ai nuk hyri në detaje, por dukej se po sugjeronte që Rusia të largohej nga Këshilli i Sigurimit.”
“Është ligjërisht e pamundur që Rusia të përjashtohet, sepse duke u kthyer në formimin e Kombeve të Bashkuara, Rusia ka një vend të përhershëm dhe për këtë arsye duhet të votojë për të hequr veten nga ai organ i caktuar, diçka që qartësisht nuk do ta bëjë kurrë.”/Botasot