Shtëpia e Bardhë: Qëllimet e Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar

Bota

Shtëpia e Bardhë: Qëllimet e Rusisë në Ukrainë nuk kanë ndryshuar

Më: 6 prill 2022 Në ora: 23:45
Pamje nga lufta në Ukrainë

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka thënë se ka mundësi që të ketë më shumë skena të masakrave si në Bucha, duke shtuar se askush nuk duhet të ketë iluzionin se qëllimet e Kremlinit kanë ndryshuar, pavarësisht tërheqjes së forcave ruse nga Ukraina veriore.

“Qëllimi i tyre mbetet të dobësojnë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur.

Dhe ne nuk duhet të kemi asnjë iluzion se ai objektiv nuk ka ndryshuar edhe pse taktikat e tyre kanë ndryshuar”, ka thënë Psaki në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.

Psaki tha gjithashtu se SHBA-ja i sanksionoi dy fëmijët e rritur të njohur të presidentit rus, Vladimir Putin, Maria Putina dhe Katerina Tikhonova, shkruan CNN,.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat