Presidenti amerikan dënon 'mizorinë e tmerrshme'

Bota

Presidenti amerikan dënon 'mizorinë e tmerrshme'

Nga: V.N Më: 8 prill 2022 Në ora: 20:10
Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një "mizorie të tmerrshme", pas një sulmi me raketa në një stacion hekurudhor në Kramatorsk në Ukrainën lindore, i cili vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi 300.

Presidenti Biden fajësoi Moskën, duke thënë se ushtria e saj goditi civilët që po përpiqeshin të evakuoheshin dhe të arrinin të sigurt.

Rusia ka mohuar kryerjen e sulmit.

Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Sllovakisë për transferimin e një sistemi të mbrojtjes raketore në Ukrainë, duke përmbushur një nga kërkesat kryesore të Zelensky për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër Rusisë.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të ripozicionojnë një sistem raketor Patriot në Sllovaki dhe paralajmëroi kundër vetëkënaqësisë në përpjekjet ndërkombëtare për të zmbrapsur pushtimin rus të Ukrainës./V.N/

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat