“Kujdes me Rusinë”, Kina del me një paralajmërim

Bota

“Kujdes me Rusinë”, Kina del me një paralajmërim

Më: 10 prill 2022 Në ora: 08:41
Zhang Hanhui

Gjatë takimit me homologun e tij italian Giorgio Starace në Moskë, ambasadori kinez në Rusi Zhang Hanhui ka paralajmëruar që të tregohet kujdes.

"Bëni kujdes. Nëse doni një Rusi të rrezikshme, dijeni se mund të jetë shumë e rrezikshme”, tha ai.

Hanhui e ka pritur në ambasadë homologun italian dhe gjatë bisedës është shmangur pak nga gjuha e latuar diplomatike. Detajet siç shkruan Corriere, janë raportuar më pas nga ambasadori në Ministrinë e Jashtme të Italisë.

Ambasadori kinez në Moskë flet për "një konflikt të shkaktuar nga Shtetet e Bashkuara për të dobësuar Vladimir Putinin dhe për të shkatërruar marrëdhëniet midis BE-së dhe Rusisë".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat