Ky është armatimi që i është premtuar Ukrainës, si pjesë e një pakoje ndihmash ushtarake në vlerë prej 800 milionë eurosh, të njoftuar nga Shtëpia e Bardhë më 13 prill.

Raketat Javelin, të prodhuara në SHBA, tashmë janë përdorur gjerësisht kundër autoblindave ruse, në luftën në Ukrainë.
Arma mundëson sulme "qëllo dhe harro" nga një largësi prej 2.6 kilometrash. Në këto sulme, raketa udhëton drejt objektivit të caktuar, që do të thotë se luftëtarët mund ta lëshojnë atë dhe menjëherë të strehohen.
Një hedhës dhe raketë kushton 178,000 dollarë, sipas buxhetit të vitit 2021 të Pentagonit.

Ky "radar për zbulimin e armëve" përdoret për të vërejtur sulmet me artileri dhe gjurmon trajektoren e një predhe për të llogaritur nga është nisur gjylja e armikut.

Këto automjete u përdorën shumë gjatë luftimeve në Luftën e Vietnamit, por tani përdoren nga Shtetet e Bashkuara kryesisht si automjete mbështetëse, në rolin e ambulancave në fushëbeteja. Një M113 mund të transportojë deri në 15 pasagjerë dhe përdor blindë të lehtë alumini, e cila mbron vetëm kundër armëve të vogla.

Ky eksploziv plastik mund të improvizohet dhe ka fuqi shpërthyese për të çarë çelikun, si linjat hekurudhore. Luftëtarët ukrainas janë xhiruar duke përdorur eksplozivët për të shkatërruar një urë hekurudhore, afër kufirit me Rusinë.

Këta "dronë vetëvrasës" peshojnë vetëm 2.5 kilogramë, dhe mund të dislokohen shpejt nga një tub sikur mortajë, i cili i lëshon ato në ajër. Switchblade përdor pamjet e drejtpërdrejta nga kamera për të gjetur objektivat dhe është i pajisur me bombë të vogël, që mund t'i vrasë armiqtë dhe t'i dëmtojë automjetet jo të blinduara. Sistemi është shumë më i shpejtë dhe më i lirë sesa angazhimi i mbështetjes ajrore, teksa secili dron llogaritet se kushton 6,000 dollarë. Një version më i madh i Switchblade është i aftë të shkatërrojë edhe autoblindat.

Këto mina janë të mbushura me 700 toptha çeliku sa një bizele, dhe mbështeten nga një mur eksplozivi. Kur shpërthehen, saçmet e çelikut shpërndahen më shpejtë sesa shumica e plumbave të pushkëve.

Ky sistem radari është i krijuar për të zbuluar aeroplanët, dronët dhe raketat në ardhje, nga një largësi prej 40 kilometrash.

Humvee është bërë markë e ushtrisë amerikane. Automjetet e ulëta mund të pajisjen me armatim, përfshirë mitralozë apo raketa kundërtanke.

Nuk dihet se cilët obusë 155-milimetërsh nga arsenali i SHBA-së do t'i dërgohen Ukrainës. Modeli M198, që shihet në këtë fotografi, për herë të parë ka nisur të përdoret nga ushtria amerikane në vitet e 1970-ta, por ka disa të meta nga aspekti i dizajnit, dhe tani pothuajse është zëvendësuar krejtësisht nga një version më i ri. Obusi M198 mund të bëjë qitje në një largësi prej mbi 20 kilometrash.

Pajisjet e tilla do të ishin vitale në rast të ndonjë sulmi me armë bërthamore apo kimike. Pentagoni po ashtu është zotuar se do ta furnizojë Ukrainën me pajisje mjekësore, jelekë antiplumb dhe helmeta, pajisje optike, laserë dhe modele të paspecifikuara të anijeve të telekomanduara për mbrojtje bregdetare.