Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden tha se ai po lutet për Pashkë për "ata që kanë humbur të dashurit dhe ata mes nesh që jetojnë në hijen e errët të luftës, persekutimit dhe varfërisë".
Më herët sot, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, i kërkoi Bidenit të vizitojë Ukrainën, duke i thënë CNN:
“Unë mendoj se ai do... Por është vendimi i tij, natyrisht, dhe [kjo] varet nga situata e sigurisë, natyrisht. Por unë mendoj se ai është lideri i Shteteve të Bashkuara dhe kjo është arsyeja pse ai duhet të vijë këtu për të parë".
Biden tha në fillim të kësaj jave se SHBA do të vendosë së shpejti nëse do të dërgojë një zyrtar të lartë në Ukrainë si një shfaqje mbështetjeje.