Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel ka thënë se "historia nuk do t'i harrojë krimet e luftës" të kryera nga forcat ruse. Këtë deklaratë e bëri sot gjatë një vizite sot në Borodyanka, afër Kievit.
Në një mesazh në Twitter Michel shkroi: "Në Borodyanka. Si Bucha dhe shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do t'i harrojë krimet e luftës që janë kryer këtu”.
“Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”.
Që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, forcat ruse kanë hedhur poshtë pretendimet se po vrasin civilë dhe kanë pohuar se po synojnë vetëm infrastrukturat ushtarake.