Dërguan armë në Ukrainë - mësoni se çka përmban paketa gjermane!

Bota

Dërguan armë në Ukrainë - mësoni se çka përmban paketa gjermane!

Nga: V.N Më: 20 prill 2022 Në ora: 14:21
Annalena Baerbock

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka thënë se Berlini ka zgjedhur të mos zbulojë detaje të plota rreth armëve që ka dërguar në Ukrainë, raporton BBC, transmeton Bota sot.

Duke folur pas një takimi me homologun e saj letonez në Riga, Baerbock tha "ne kemi dorëzuar raketa antitank, Stingers dhe gjëra të tjera për të cilat nuk kemi folur kurrë publikisht, kështu që këto dërgesa mund të ndodhin shpejt".

Baerbock shtoi se vendi i saj do të ndihmojë forcat ukrainase të mbajnë sisteme të avancuara të armëve që ka marrë nga Gjermania dhe aleatët e saj, si dhe të trajnojë ushtarët për t'i përdorur ato.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj që të ofrojnë mbështetje shtesë ushtarake pasi forcat ruse nisën një ofensivë të re në rajonin e Donbasit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat