Një ish-banor i Mariupolit thotë se njerëzit janë të shqetësuar për largimin nga qyteti i goditur, sepse kanë frikë se situata është po aq e keqe në pjesë të tjera të Ukrainës.
"Ata mendojnë se ajo që po ndodh në Mariupol [po] ndodh kudo. Nuk kanë fare informacion të plotë sepse nuk kanë internet", tha Roman Skyliarov për programin Newshour të BBC World Service.
Roman thotë se ai u largua vetë nga qyteti jugor, por njeh të tjerë që duan të qëndrojnë - të cilët përfshijnë të rinj si dhe gjyshen e tij.
Përpjekjet për të evakuuar civilët nga qyteti vazhdojnë, pavarësisht dështimeve të përsëritura të mëparshme për të rregulluar autokolona të organizuara të autobusëve.