Nënsekretarja e Departamentit të Shtetit për Çështjet Publike, Victoria Nuland ka folur gjatë një konference në Departamentin e Shtetit në Washington, raporton CNN, transmeton Bota sot.
Kishte "njëfarë shprese se rusët mund të lejonin" kalimin e sigurt për civilët dhe ushtarët e plagosur nga Mariupol, tha ajo të mërkurën, duke shtuar se kuptimi i saj është se "do të ketë aleatë të NATO-s të përfshirë në këtë nëse ndodh".
Megjithatë, një marrëveshje e tillë "ka rënë disa herë më parë" dhe në fund të fundit, u takon rusëve të lejojnë kalimin e sigurt, paralajmëroi nënsekretarja e shtetit për çështjet politike Victoria Nuland.
Rrethimi i Mariupolit flet "për brutalitetin e kësaj lufte" dhe krimet e luftës që po kryen Vladimir Putin, shtoi Nuland.